Libi – Forcat qeveritare bombardojnë objektivat e gjeneralit Hafter

Forcat ajrore të Qeverisë se Pajtimit Kombëtar në Libi kanë kryer sulme ajrore ndaj disa pikave në jug të kryeqytetit të vendit, Tripoli, ku janë pozicionuar trupat besnike të gjeneralit të pensionuar Halife Hafter, tha një zyrtar ushtarak.

Mustafa al-Majai, zëdhënësi i operacionit të koduar “Burkan al-Gadap” që Qeveria e Pajtimit Kombëtar në Libi ka nisur kundër Halife Hafter, tha se forcat ajrore kishin marrë në shënjestër njësitë e Hafterit në zonat që ndodhen në jug të kryeqytetit; Lugina e Pranverës (Vadi er-Rabi), Es-Sebia si dhe ish-aeroporti.

Ai tha se sulmet ajrore kishin shkatërruan shumë automjete ushtarake, ndërsa shtoi se forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar me avionët luftarakë dhe dronët e radarët që zotërojnë janë në gjendje ti godasin trupat e Hafterit edhe në zonat më të largëta.

Lideri i grupeve të armatosura në pjesën lindore të Libisë, Halife Hafter më 4 prill kishte njoftuar fillimin e një ofensive për të marrë Tripolin. Pas këtij zhvillimi forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi, e cila është e vendosur në kryeqytetin e vendit, Tripoli, dhe gëzon njohje ndërkombëtare, kishte nisur një kundërofensivë ndaj forcave të Hafterit.

Lajme të ngjashme