Lëvizjet palestineze dënuan shembjen e shtëpive në Jerusalem nga forcat izraelite

Lëvizjet Hamas dhe Xhihadi Islami dënuan shembjen e disa shtëpive të palestinezëve me arsyen se ishin afër barrierave me tela të Murit të Ndarjes (Turpit) në Jerusalemin Lindor, që është i pushtuar prej forcave izraelite.

Lëvizjet palestineze dënuan shembjen e shtëpive në Jerusalem nga forcat izraelite

Lëvizjet Hamas dhe Xhihadi Islamik dënoi shembjen e disa shtëpive të palestinezëve me arsyen se ishin afër barrierave me tela të Murit të Ndarjes (Turpit) në Jerusalemin Lindor, që është i pushtuar prej forcave izraelite.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Hamasi në lidhje me shembjen e disa shtëpive të palestinezëve nga forcat izraelite shkruhet: “Izraeli pushtues, duke dëbuar me forcë zotëruesit e vërtetë të tokës kërkon të ndryshojë strukturën demografike të Jerusalemit në mënyrë sistematike. Nisma për shembje në të gjitha dimensionet është një spastrim etnik”.  

Gjithashtu bëhet e ditur se Izraeli, me mbështetjen e marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u është drejtuar nismave të tilla dhe ka shtuar shkeljet ndaj palestinezëve.

“Jehona e dozës së shkeljeve të Izraelit, për të cilat paralajmëruam në Mbledhjen e Bahrejnit, është rritur në mënyrë serioze. Por kjo nuk do të ndikojë në rezistencën e popullit palestinez” shkruhet në deklaratën e Hamasit.   

Edhe lëvizja Xhihadi Islamikreagoi ndaj Izraelit me një deklaratë me shkrim.

“Shkatërrimi i shtëpive nga Izraeli pushtues në Jerusalem, dëbimi i popullit, është një krim ndaj popullit palestinez. Këto shkelje janë një pasojë direkte e procesit pushtues dhe normalizues të marrëveshjes (Marrëveshja e Shekullit) së Trumpit (Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump)” shkruhej në deklaratë.

Shumë ushtarë dhe policë nga forcat izraelite, të shoqëruar me makina pune, që në orët e para të mëngjesit me arsyen se ishin afër barrierave me tela të Murit të Ndarjes (Turpit) në Jerusalemin Lindor, që është i pushtuar prej forcave izraelite filluan të shembin disa shtëpi të palestinezëve në rajonin Sur Bahir dhe lagjen Vadi El-Humus.  



Lajme të ngjashme