Jerusalem - Izraeli shkatërron me dhjetëra shtëpi të palestinezëve në mes të britmave

Të shoqëruar nga dhjetëra ushtarë izraelitë, në agimin e sotëm buldozerët u shpërngulën në lagjen e Wadi Al-Homs të Jerusalemit Lindor të pushtuar dhe filluan të shkatërrojnë disa ndërtesa të palestinezëve.

Jerusalem - Izraeli shkatërron me dhjetëra shtëpi të palestinezëve në mes të britmave

Forcat izraelite të hënën filluan të prishnin dhjetëra ndërtesa në Jerusalemin Lindor mes zemërimit palestinez dhe britmës ndërkombëtare me pretekstin se ndërtesat në fjalë janë afër gardhit me tel, që është vazhdim i Murit Ndarës.

Burimet lokale raportojnë se makinat e punës të shoqëruara nga qindra ushtarë dhe policë izraelitë u shpërngulën që në orët e para të mëngjesit për në lagjen e Wadi Al-Homs, që ndodhet në zonën Tsur Baher të Jerusalemit Lindor.

Disa nga shtëpitë e palestinezëve forcat izraelite të sigurisë i boshatisën forcërisht duke e justifikuar këtë veprim me vendimin e Gjykatës së Lartë të Izraelit për t’i prishur ato me arsyetimin se ndodhen shumë pranë gardhit me tel që është në cilësinë e vazhdimit të Murit Ndarës në zonën Tsur Baher të banuar nga palestinezët.

Banorët e lagjes reaguan ndaj procesit të prishjes së ndërtesave dhe ndërkohë që tensioni mes banorëve dhe forcave izraelite të sigurisë vazhdon të rritet, buldozerët e Izraelit deri tani kanë shembur një ndërtesë dykatëshe.

Ndërkohë që nga njëra anë vazhdojnë përgatitjet për prishjen e disa shtëpive të këtë zonë, është parë që shumë ushtarë izraelitë kanë vendosur lëndë plasëse në vendbanimin palestinez për të prishur një pallat shumëkatësh, që është në ndërtim e sipër.

Muajin e kaluar Gjykata e Lartë e Izraelit kishte marrë vendim për prishjen e ndërtimeve në fjalë në lagjen Tsur Baher duke pretenduar se “ato përbëjnë rrezik për sigurinë” për shkak të afrisë me gardhin me tel që është vazhdim i Murit Ndarës dhe u kishte njohur afat pronarëve për t’i prishur objektet deri më 18 qershor.

Pas këtij zhvillimi, palestinezët ishin ankuar në Gjykatën e Lartë për pezullimin e ekzekutimit të vendimit për prishjen e 10 objekteve, disa prej të cilave në proces ndërtimi, por Gjykata e kishte refuzuar këtë ankesë.

Analistët paralajmërojnë se ky vendim i gjykatës izraelite mund të shërbejë si shembull për të prishur shumë shtëpi në zona të tjera të Palestinës.

 


Lajme të ngjashme