Idlib – Rritet në 25 numri i civilëve të vrarë në sulmin ajror të avionëve rusë

Ka shkuar në 25 numri i civilëve të vrarë në sulmin ajror që avionët rusë kanë kryer të hënën në mëngjes në një treg në qytezës Marrattinnuman, brenda Zonës së Çtensionimit në Idlib të Sirisë.

Idlib – Rritet në 25 numri i civilëve të vrarë në sulmin ajror të avionëve rusë

Burimet e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) raportojnë se numri i civilëve të vrarë në sulmin ajror, që ndodhi mëngjesin e të hënës në një treg të qytezës Marrattinnuman, është rritur nga 17 në 25.

Mësohet se ekipet e Mbrojtjes Civile vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit, ndërkohë që ka shqetësime për rritje të numrit të viktimave.

Nga operacionet ajrore që janë kryer gjatë 2 ditëve të fundit në vendbanimet brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit në Idlib kanë humbur jetën 42 civilë.

Edhe qendra e radarit të opozitarëve të armatosur për vëzhgimin e aktivitetit të avionëve kishte njoftuar se sulmet ajrore në Marratinnuman ishin kryer nga avionët luftarakë rusë.

Më shumë se 553 mijë civilë janë detyruar të mërgojnë nga vendet e tyre për shkak të sulmeve që regjimi i Esadit dhe mbështetësit e tij vazhdojë të realizojnë që nga 17 shtatori 2018 e këtej, duke shkelur kështu marrëveshjen e arritur në këtë datë mes Turqisë dhe Rusisë për Idlibin.

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) kishte njoftuar se në sulmet që janë kryer ndërmjet datave 26 prill-12 korrik nga regjimi i Beshar Esadit dhe mbështetësve të tij në Zonën e Çtensionimit në Idlib kanë humbur jetën 606 civilë, nga të cilët 157 fëmijë dhe 111 gra.

 


Lajme të ngjashme