Idlib – 17 civilë humbin jetën në një sulm të avionëve rusë

Në sulmin ajror që kanë kryer në Idlib të Sirisë avionë luftarakë të regjimit bashkë me ata rusë kanë humbur jetën 17 civilë, njoftojnë Beretat e Bardha.

Idlib – 17 civilë humbin jetën në një sulm të avionëve rusë

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha), Mustafa Haxh ka njoftuar se sipas përcaktimeve të para në sulmin ajror që është kryer mëngjesin e të hënës në një treg në qytezën Marrattinnuman kanë humbur jetën 17 civilë, në mesin e të cilëve edhe një punonjës vullnetar i Beretave të Bardha, si dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë.

Raportohet se ekipet e Mbrojtjes Civile vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit, ndërkohë që ka shqetësime për rritjen e numrit të viktimave.

Nga operacionet ajrore që janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në vendbanimet brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit në Idlib kanë humbur jetën 34 civilë.

Edhe qendra e radarit të opozitarëve të armatosur për vëzhgimin e avionëve ka njoftuar se sulmet ajrore në Marratinnuman janë kryer nga avionët luftarakë rusë.

 


Lajme të ngjashme