Trump thërret senatorët republikanë për të diskutuar në lidhje me Turqinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump i ftoi në Shtëpinë e Bardhë senatorët e shquar nga radhët e republikanëve për të diskutuar për çështjen e Turqisë dhe të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400.

Raporti i gazetës amerikane “Washington Post” i bazuar në dy zyrtarë që organizojnë takimin bën të ditur se takimi është planifikuar të zhvillohet ditën e martë në orën 16:00 sipas orës lokale.

Presidenti Trump në deklaratën e tij të fundit të bërë ditë më parë vuri theksin në gabimet e administratës Obama ndaj Turqisë.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes se “A do të vendosen sanksionet ndaj Turqisë?” të bërë para deklaratës së tij të fundit Trump ishte përgjigjur se “Jo, aktualisht nuk mendojmë një gjë të tillë”.

Në deklaratën e bërë ditë më parë nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni thuhet se Turqia më nuk do të jetë pjesë e projektit të avionëve F-35 megjithatë u tha se ShBA-ja ende i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve strategjike me Turqinë.

Lajme të ngjashme