Siri – Regjimi i Esadit i vendosur ta fshijë nga faqja e dheut nënprefekturën Han Shejhun

Regjimi i Beshar Esadit dhe avionët luftarakë të Rusisë, mbështetësit të regjimit, kanë kryer sulme intensive për dy ditë ndaj nënprefekturës Han Shejhun brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit në Idlib".

Forcat e regjimit të Esadit të përbëra nga avionët luftarakë dhe forcat tokësore dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani në dy ditët e fundit ka vënë në shënjestër qindra herë nga ajri nënprefekturën Han Shejhun që ndodhet brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit në Idlib.

Këto forca goditë qendrën e nënprefekturës edhe me armë tokësore.

Fakti që nënprefektura është pothuajse tërësisht e evakuuar për shkak të sulmeve të vazhdueshme që vazhdojnë nga shkurti e këtej, parandaloi humbjen e jetëve të njerëzve.

Përkundër marrëveshjes së nënshkruar midis Ankarasë dhe MoskësSoçi më 17 shtator 2018 forcat e regjimit po vazhdojnë me sulmet e tyre me ndihmën e Rusisë.

Që atëherë, më shumë se 553 mijë civilë janë zhvendosur për shkak të sulmeve të regjimit të Esadit dhe mbështetësve të tij.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se 606 civilë, në mesin e të cilëve 157 fëmijë dhe 111 gra, u vranë në sulmet e Beshar Esadit dhe mbështetësve të tij në Zonën e Çtensionimit në Idlib mes datave 26 prill-12 korrik.

Lajme të ngjashme