RTQV kremton 45-vjetorin e Operacionit të Paqes në Qipro

Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore (RTQV) Mustafa Akinci priti delegacionet që vinin në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) për të marrë pjesë në festimet e "20 Korrikut, Ditës së Paqes dhe Lirisë".

1239267
RTQV kremton 45-vjetorin e Operacionit të Paqes në Qipro

Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore (RTQV) Mustafa Akinci priti delegacionet që vinin në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) për të marrë pjesë në festimet e "20 Korrikut, Ditës së Paqes dhe Lirisë".

Presidenti Akinci fillimisht u takua me një delegacionin e parlamentarëve të huaj.

Delegacioni në fjalë përbëhej prej Enes Ibrahim, deputeti nga Maqedonia e Veriut, ish-kryeparlamentari i Kirgizisë, Cynbai Tursunbekov, Eldiz Selimov, deputet nga Azerbajxhani, kryetari i grupit të miqësisë të Senatit të Jordanisë, Munir Sobar dhe kryetari i grupit të miqësisë Turqi-Çad, Ahmad Azaim Barkatullah.

Më pas Presidenti Akinci priti në takim zëvendëskryetarin e Partisë IYI, Ahmet Erozan dhe përfaqësuesin e Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneralarmate Hasan Kuçukakyuz. Gjatë takimit me gjeneralarmate Kuçukakyuz i pranishëm ishte edhe komandanti i forcave paqësore turke në Qipro, gjeneralmajori, Yilmaz Yildirim.

Së fundmi kreu i turqve qipriotë priti në takime të ndara anëtarët e shoqatës së veteranëve, dëshmorëve, të vejave dhe jetimëve të luftës dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Gultekin Uysal.

Edhe Kryeministri, Ersin Tatar me rastin e festës zhvilloi takime me delegacionet në fjalë.

Ndërkaq Kryetari i Kuvendit Republikan të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Teberruken Uluçay krahas zëvendëskryetarit të Partisë IYI, Ahmet Erozan dhe kryetarit të Partisë Demokratike Uysal priti në takim edhe zëvendëskryetarin e Partisë Republikane Popullore (CHP), Unal Çevikoz.

 


Lajme të ngjashme