Siri – Në 1-2 gusht mbahet konferenca e vendeve garantuese

Konferenca e 13-të e Garantuesve të Sirisë do të mbahet në datat 1-2 gusht në kryeqytetin e Kazakistanit, Nur Sulltan.

Siri – Në 1-2 gusht mbahet konferenca e vendeve garantuese

Konferenca e 13-të e Garantuesve të Sirisë do të mbahet në datat 1-2 gusht në kryeqytetin e Kazakistanit, Nur Sulltan.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kazakistanit konferenca do të zhvillohet në formatin e Astanës dhe krahas vendeve garantuese, që janë: Turqia, Rusia dhe Irani, në konferencë do të marrin pjesë në cilësinë e vëzhguesit delegacionet e regjimit të Beshar Esadit dhe opozitarëve sirianë, OKB-së, Jordanisë, Libanit dhe Irakut.

Në mbledhje do të trajtohet situata e fundit në Siri, kryesisht ajo në Idlib.

Gjithashtu pjesëmarrësit do të kenë përpara në tryezë edhe çështje të tjera si: masat për ndërtimin e besimit mes palëve dhe krijimi i komitetit kushtetues (që do të hartojë kushtetutën e re siriane).

Konferenca do të fillojë me bisedimet dypalëshe dhe trepalëshe në nivel teknik. Kurse mbledhja kryesore do të mbahet në 2 gusht.

Kjo është hera e parë që Libani dhe Iraku marrin pjesë në konferencën me formatin e Astanës.

Në konferencën e fundit (të 12-të), e cila ishte mbajtur në datat 25-26 prill të këtij viti, Libani me Irakun kishin marrë statusin e vëzhguesit.



Lajme të ngjashme