ShBA pretendoi të ketë rrëzuar një dron iranian, ndërsa Irani e mohoi këtë pretendim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri të ditur se në Ngushticën e Hormuzit është rrëzuar një dron iranian.

ShBA pretendoi të ketë rrëzuar një dron iranian, ndërsa Irani e mohoi këtë pretendim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri të ditur se në Ngushticën e Hormuzit është rrëzuar një dron iranian.

Në prononcimin e tij të bërë në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump tha se droni është rrëzuar pasi kërcënonte sigurinë e luftanijes amfibe të Forcave Detare të ShBA-së, “USS Boxer” dhe ekuipazhit të saj në Ngushticën e Hormuzit.

Trump shtoi se pavarësisht paralajmërimeve të bëra disa herë droni iranian u rrëzua si masë parandaluese, pasi ai iu afrua anijes në 900 metra distancë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Muhammed Xhevad Zarif, përpara takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri një vlerësim të shkurtër deklaratës së Trump në selinë e OKB-së.

“Ne sot (të enjten) nuk morëm ndonjë informatë për humbje të ndonjë mjeti ajror pa pilot”, bëri të ditur Zarif.

Edhe zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Arakçi në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se “Ne nuk humbëm asnjë dron në Ngushticën e Hormuzit e në asnjë vend tjetër. Jam i shqetësuar se luftanija ‘USS Boxer’ mund ta ketë rrëzuar gabimisht dronin e tij”.

 


Lajme të ngjashme