Indonezia bën thirrje për bojkotim të produkteve izraelite

Zëvendësministri i Jashtëm i Indonezisë, Abdurrahman Mohammad Fachir tha se dënojnë fuqishëm Izraelin për shkeljet në Jerusalem dhe bëri thirrje për bojkotim të produkteve të këtij vendi për këtë shkak.

Indonezia bën thirrje për bojkotim të produkteve izraelite

Zëvendësministri i Jashtëm i Indonezisë, Abdurrahman Mohammad Fachir tha se dënojnë fuqishëm Izraelin për shkeljet në Jerusalem dhe bëri thirrje për bojkotim të produkteve të këtij vendi për këtë shkak.

Fachir mori pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës së Bashkëpunimit Islam në Xhide të Arabisë Saudite dhe në fjalimin e mbajtur aty, duke bërë të ditur se veprimet e Izraelit minojnë mundësinë për zgjidhjen me dy shtete në të ardhmen, bëri thirrje për bojkot kundër shkeljeve.  

Ai nënvizoi se është e rëndësishme që vendet e Organizatës së Bashkëpunimit Islam të vazhdojnë të mbrojnë statusin ligjor të Jerusalemit në kuadër të drejtësisë ndërkombëtare dhe duhet që shtetet anëtare të bëjnë presion ndaj Izraelit në lidhje me shkeljet.

Zëvendësministri rikujtoi se Indonezia është anëtare e bordit drejtues së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) dhe i bëri thirrje tërë vendeve anëtare në Organizatën e Bashkëpunimit Islam për të ruajtur dhe mbrojtur statusin e qytetit të Jerusalemit, që është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s", tha ai.

Fachir shpjegoi se përpjekjet për të ndaluar shkeljet e Izraelit duhet të kenë ndikim ekonomik të përhershëm dhe të drejtpërdrejtë dhe tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e bojkotimit të produkteve izraelite që prodhohen në tokat palestineze të pushtuara.



Lajme të ngjashme