Gjykata italiane liroi kapitenen e anijes “Sea Watch 3”

Kapitenia gjermane, Carola Rackete, e cila më parë ishte dënuar me arrest shtëpiak dëshmoi në padinë e hapur kundër saj.

Gjykata italiane liroi kapitenen e anijes “Sea Watch 3”

Kapitenia gjermane, Carola Rackete, e cila më parë ishte dënuar me arrest shtëpiak për shkak se i dërgoi në ishullin Lampedusa emigrantët e parregullt të shpëtuar në Detin Mesdhe krahas pengesës së forcave italiane të sigurisë, dëshmoi në padinë e hapur kundër saj.

Rackete u intervistua nga prokurorët në Prokurorinë e AgrigentoSicilisë mbi bazën e një padie për nxitje të imigracionit të paligjshëm dhe mosbindjes ndaj urdhrave të luftanijes.

Në dalje nga Prokuroria Rackete bëri një deklaratë, ku i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të trajtojë këtë çështje.

“Më vjen mirë që kam pasur rastin të shpjegoj detajet e operacionit tonë të shpëtimit më 12 qershor. Shpresoj që Komisioni Evropian dhe parlamenti i ri (Evropian) të formuar pas zgjedhjeve do të gjejnë zgjidhjen më të mirë për të parandaluar situata të tilla dhe për të pranuar në të gjitha vendet tjera këta njerëz të shpëtuar nga anijet civile”, deklaroi kapitenia Racete.

Alessandro Gamberini, avokati i kapitenes Racete bëri të ditur se ajo aktualisht është e lirë, ndërsa tha se “Nuk ka asnjë urdhër për arrestimin e saj. Ajo mund të kthehet në Gjermani nëse dëshiron”.

Gamberini tha se nga Evropa duan të shohin solidaritet dhe një qasje më të kujdesshme ndaj operacioneve të shpëtimi, por kjo nuk ka qenë e mundur deri më tani.

“Është turp që kjo punë t’i dorëzohet vullnetarëve, ndërsa është një turp edhe më i madh kjo punë të fajësohet”, bëri të ditur avokati Gamberini.

Prokuroria e Agrigentos, nga ana tjetër, nisi një hetim kundër organizatës joqeveritare gjermane “Sea Watch” me akuza për promovimin e emigracionit ilegal të parregullt.

Më 12 qershor organizata joqeveritare “Sea Watch” në Detin Mesdhe shpëtoi 53 emigrantë të parregullt dhe i mori në anijen e saj të quajtur “SeaWatch3” që lundron nën flamurin holandez me kapitenen gjermane, Carola Rackete.



Lajme të ngjashme