Izraeli ndalon 11 palestinezë në Bregun Perëndimor

Të paktën 11 palestinezë janë ndaluar gjatë bastisjeve, të cilat forcat izraelite të sigurisë i kryen gjatë mbrëmjes së kaluar në rajonin e Bregut të pushtuar Perëndimor .

Izraeli ndalon 11 palestinezë në Bregun Perëndimor

Të paktën 11 palestinezë janë ndaluar gjatë bastisjeve, të cilat forcat izraelite të sigurisë i kryen gjatë mbrëmjes së kaluar në rajonin e Bregut të pushtuar Perëndimor.

Në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga ushtria izraelite thuhet se gjatë bastisjeve të ndërmarra në kohë të ndryshme të natës në Bregun Perëndimor, janë marrë në paraburgim 11 palestinezë të dyshuar për “pjesëmarrje në aktivitetet terroriste".

Bëhet e ditur se palestinezët e ndaluar janë dërguar në qendrën e paraburgimit në rajon.

Forcat izraelite të sigurisë, të cilat shpesh ndërmarrin bastisje në shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, i ndalojnë palestinezët me arsyetime të ndryshme.

Gjatë bastisjeve, forcat izraelite arrestojnë palestinezë, në mesin e të cilëve gra e fëmijë, që akuzohen për përfshirje në aktivitete terroriste, ku shumica e tyre kalojnë ditë të tëra në paraburgim.

Sipas të dhënave të institucioneve zyrtare palestineze, në burgjet izraelite aktualisht ndodhen të paktën 5.500 palestinezë, përfshirë shumë gra dhe të mitur.

Izraeli me anë të një zbatimi të quajtur "paraburgim administrativ", të bazuar në informata të inteligjencës mund t’i mbajë në paraburgim palestinezët për 1 deri në 6 muaj.

 


Lajme të ngjashme