Christodoulidis: Bashkëpunimi me Turqinë me dobi për të gjitha palët në Mesdheun Lindor

Ministri i Punëve të Jashtmet të Administratës Greke të Qipros së Jugut (AGQJ), Nikos Christodoulidis, deklaroi të enjten se bashkëpunimi me Turqinë do të ishte me dobi për të gjitha palët në Mesdheun Lindor.

Christodoulidis: Bashkëpunimi me Turqinë me dobi për të gjitha palët në Mesdheun Lindor

Shefi i diplomacisë grekoqipriote, e cila refuzoi propozimin e turqve qipriotë për administrimin e burimeve të hidrokarbureve, mbajti një fjalim në konferencën tradicionale të organizuara në Greqi nga revista “Economist”.

Christodoulidis tha se Qiproja e Jugut synon zgjidhje dhe bashkëpunim të mirë.

“Bashkëpunimi me Turqinë do të ishte me dobi për të gjitha palët”, shtoi ai.

Më tej, pasi theksoi se nuk ka asnjë opsion tjetër përveç dialogut dhe komunikimit, Christodoulidis vijoi me këto fjalë: “Vetëm me rrugën e dialogut mund të vendosim me Turqinë se çfarë zgjidhjet do të prodhojmë për problemet e rajonit. Ne s’mund ta ndryshojmë gjeografinë, prandaj jemi të detyruar të prodhojmë zgjidhje për problemet e rajonit me vendet e rajonit.”

Administrata Greke e Qipros së Jugut refuzoi dy ditë më parë propozimin e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) për krijimin e “komitetit të përbashkët për çështjen e hidrokarbureve”.

Turqia, e cila njoftoi të mërkurën se do të dërgojë në rajon edhe një anije të katërt, vijon kërkimet sizmike dhe aktivitetet e sondimit në platformën e saj kontinentale në Mesdheun Lindor me anë të anijes “Fatih”, ndërsa në zonat ku RTQV-ja ka licencuar Korporatën Turke të Naftës (TPAO), operojnë anijet “Barbaros Hayreddin Pasa” dhe “Yavuz”.



Lajme të ngjashme