Brazil – Policia i vë drynin një fabrike që falsifikonte makina luksoze

Siç bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Brazilit, në shtetin e Shën-Katerinës është bastisur një fabrikë që prodhonte modele të falsifikuara të supermarkave si “Ferrari” dhe “Lamborghini”.

Brazil – Policia i vë drynin një fabrike që falsifikonte makina luksoze

Policia braziliane ka mbyllur të mërkurën një fabrikë që prodhonte makina luksoze të rreme me çmime të arsyeshme.

Siç bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Brazilit, në shtetin e Shën-Katerinës është bastisur një fabrikë që prodhonte modele të falsifikuara të supermarkave si “Ferrari” dhe “Lamborghini”.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar pronarët e fabrikës, babë e bir, me akuzën për “shkelje të ligjit për mbrojtjen e të drejtave industriale”.

“Pronarët e fabrikës i shisnin automjetet false përmes medias sociale për shuma nga 45.000-60.000 dollarë. Në bastisje janë konfiskuar tetë automjete pjesërisht të përfunduara dhe stema e emblema të automjeteve luksoze”, thuhet në komunikatën e Policisë së Brazilit.

Bëhet e ditur se operacioni është kryer pas ankesave të kompanive italiane që prodhojnë makinat luksoze në fjalë.

Makina më e lirë e dy markave luksoze në fjalë kushton rreth 200 mijë dollarë.



Lajme të ngjashme