Trump: Nuk jemi të dhënë pas ndryshimit të regjimit në Iran

Presidenti i ShBA-së, Trump në takimin e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj pyetjeve rreth tensionimit amerikano-iranian.

Trump: Nuk jemi të dhënë pas ndryshimit të regjimit në Iran

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump bëri të ditur se ata nuk po kërkojnë ndryshimin e regjimit në Iran.

Presidenti i ShBA-së, Trump në takimin e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj pyetjeve rreth tensionimit amerikano-iranian.

“Ne nuk jemi dhënë pas ndryshimit të regjimit (në Iran), disa njerëz thonë se jemi, por nuk jemi. Kam parë se ish-Presidentin Barak Obama dhe të tjerët e provuan këtë dhe kjo nuk ishte e dobishme, ne nuk jemi dhënë pas kësaj”, bëri të ditur Trump.

Trump tha se ShBA nuk mund të lejojnë administratën e Teheranit të ketë armë bërthamore, ndërsa shtoi se “Ata nuk mund të kenë armë bërthamore. Nuk mund as t’i testojnë raketat balistike, gjë të cilën sipas marrëveshjes aktuale kishin mundësi për ta bërë. Gjithashtu duam që Irani të dalë nga Jemeni”.

Marrëveshja bërthamore e Barak Obamas me Iranin është një marrëveshje shumë e keqe që përsëriti Trump dhe tha se administrata e Obamës i ka dhënë Iranit me miliarda dollarë mundësi.

"Ne në fakt duam t’i ndihmojmë iranianët, ne duam të jemi të mirë dhe të punojmë me ata, por nuk mund të kenë armë bërthamore", tha Trump.

Në anën tjetër Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili mori pjesë në takimin e njëjtë tha se “Për herë të parë, iranianët thonë se janë të gatshëm të negociojnë për programet e raketave”.

Ndërkohë që Pompeo nuk dha më shumë detaje në lidhje me çështjen, zëdhënësi i Iranit në OKB, Alireza Miryousefi në llogarinë e tij në Twitter tha se “Raketat iraniane nuk janë të hapura për negociata me asnjë person apo vend në asnjë rrethanë. Fund”.

Nga ana tjetër edhe ministri i Jashtëm i Iranit Xhevad Zarif, i cili ndodhet në Nju-Jork për kontakte të ndryshme, bëri të ditur se deklaratat e Sekretarit Pompeo nuk e pasqyrojnë të vërtetën dhe theksoi se programi i raketave i vendit të tij nuk ishte i hapur për negociata.

“Nëse ShBA dëshiron të flasë për raketat, së pari të ndalojë shitjen e armëve të ndryshme, duke përfshirë edhe raketat, në disa vende të rajonit”, deklaroi Zarif.

Ndërkohë që vazhdon tensionimi mes ShBA-së dhe Iranit, qeveria iraniane ka njoftuar se do të tejkalojë sasinë e uraniumit të pasuruar të përcaktuar në marrëveshjen bërthamore, ndërsa administrata amerikane ka reaguar fuqishëm ndaj këtij vendimi.

 


Lajme të ngjashme