Putin: Rusia e gatshme për dialog me BE-në

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin bëri të ditur se janë të gatshëm për dialog konstruktiv në politikën aktuale, ekonomi dhe çështjet sociale me Bashkimin Evropian.

Sipas deklaratës së bërë me shkrim nga Pallati Presidencial Kremlin, Putin i dërgoi një mesazh urimi ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen, për detyrën e re si kryetare e Komisionit Evropian.

Në deklaratë, ku u shpreh bindja se Leyen do të shërbejë për sigurimin e partneritetit të barabartë dhe reciprok ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë, përdoret shprehja: “Vladimir Putin theksoi se Rusia është e gatshme për dialog konstruktiv në politikën aktuale, ekonomi dhe çështjet sociale me Bashkimin Evropian”.

Parlamenti Evropian miratoi të martën emërimin e ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen, në postin e kryetares së Komisionit Evropian.

Lajme të ngjashme