Halid Meshal falënderoi Turqinë për ndihmë në kurimin e palestinezëve të plagosur

Ish-kreu i krahut politik të Hamasit, Halid Meshal e falënderoi Turqinë për kurimin e palestinezëve të plagosur në sulmet e Izraelit.

Halid Meshal falënderoi Turqinë për ndihmë në kurimin e palestinezëve të plagosur

Ish-kreu i krahut politik të Hamasit, Halid Meshal e falënderoi Turqinë për kurimin e palestinezëve të plagosur në sulmet e Izraelit.

Sipas deklaratës së publikuar në faqen zyrtare të Hamasit, Halid Meshal realizoi një vizitë të të plagosurve që kurohen në qendra të ndryshme shëndetësore në Stamboll.

Meshal shprehu falënderimet e tij ndaj Turqisë, e cila mori përsipër kurimin e palestinezëve të plagosu, ndërsa tha se “Heronjtë tanë të plagosur shfaqën një qëndrim të lavdishëm dhe të ndershëm dhe sakrifikuan gjërat më të vlefshme të tyre për Palestinën dhe umetin”.

Ai bëri të ditur se Hamasi do të sigurojë të gjitha ndihmat e nevojshme për të plagosurit dhe familjet e tyre dhe tha se i janë mirënjohës Turqisë për mikpritjen dhe kurimin e të plagosurve.

Prej 30 marsit 2018 e këtej palestinezët në kufirin e Rripit të Gazës organizojnë protesta paqësore të “Marshimit të Kthimit të Madh”.

Ndërkaq ushtarët izraelitë shtinë me plumba luftarakë ndaj civilëve, të cilët kërkojnë “të kthehen në territoret e tyre prej nga janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme që zbatohet ndaj Gazës prej 2006-ës e këtej”.

Më shumë se 200 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga trupat izraelite që intervenuan në demonstrata paqësore që vazhdojnë për më shumë se një vit.

 


Lajme të ngjashme