BE-ja do të punojë në drejtim që Irani përsëri të zbatojnë plotësisht marrëveshjen bërthamore

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini tha se do të punojnë që Irani përsëri të zbatojë plotësisht marrëveshjen bërthamore.

BE-ja do të punojë në drejtim që Irani përsëri të zbatojnë plotësisht marrëveshjen bërthamore

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini tha se do të punojnë që Irani përsëri të zbatojë plotësisht marrëveshjen bërthamore.

Mogherini, në një konferencë shtypi të organizuar pas takimit të Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë të BE-sëBrukselBelgjikës i bëri një vlerësim marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së deklaroi se gjatë takimit të zhvilluar me ministrat nga vendet e Bashkimit Evropian, ata diskutuan hapat që mund të ndërmerren për të mbrojtur dhe zbatuar plotësisht marrëveshjen bërthamore me këtë vend.

"Ne do të punojmë që Irani të zbatojë përsëri plotësisht marrëveshjen bërthamore", deklaroi Mogherini.

Federica Mogherini vuri në dukje se palët që i mbetën besnike marrëveshjes bërthamore me Iranin, nuk e konsiderojnë si një mosbindje të madhe shkeljen e Teheranit, duke shtuar se palët nuk kanë ndërmend për të vënë në veprim për momentin mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve kundër Iranit.

Ajo gjithashtu tërhoqi vëmendjen se vendimet e Iranit kundër marrëveshjes bërthamore janë të kthyeshme, ndërsa shtoi se “Presim që Irani sërish t’i përmbahet marrëveshjes bërthamore”.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Arakci, deklaroi se ata kanë vënë në praktikë "Hapin e dytë" prej 60 ditësh për shkak të mosrespektimit të disa angazhimeve sipas marrëveshjes duke arsyetuar që pritjet e vendit të vendosura më 8 maj nuk janë përmbushur.

Më pas Arakci më 7 korrik deklaroi se “Sot është fundi i 60 ditëve të para. Meqenëse kërkesat tona nuk janë përmbushur, ne po zbatojmë hapin e dytë. Deklarojmë se në hapin e dytë nuk do të pajtohemi me nivelin dhe sasinë e pasurimit për të cilin jemi zotuar (me marrëveshjen bërthamore)”.

Marrëveshja bërthamore, e quajtur Plani Gjithëpërfshirës i Veprimit të Përbashkët i nënshkruar në vitin 2015 ndërmjet 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe Gjermanisë dhe Iranit, i jep Teheranit të drejtën për të vazhduar aktivitetin e pasurimit të uraniumit prej 3.67 për qind. Sipas marrëveshjes në fjalë, Irani mund të mbajë deri në 300 kilogram uranium.

 


Lajme të ngjashme