Afganistan – 9 civilë të vdekur nga sulmi me bombë

Si pasojë e aktivizimit të një bombe të vendosur në anë të rrugës në qytezën Hakriz të provincës afgane Kandahar kanë gjetur vdekjen 9 civilë.

Afganistan – 9 civilë të vdekur nga sulmi me bombë

Si pasojë e aktivizimit të një bombe në Afganistan kanë gjetur vdekjen 9 civilë.

Raportohet se bomba ka qenë e vendosur në anë të rrugës në qytezën Hakriz të provincës afgane Kandahar.

Guvernatori i Kandaharit, Hayatullah Hayat në një deklaratë për mediat sqaroi se bomba e vendosur në anë të rrugës së fshatit Derzab të nënprefekturës Kakriz kishte shpërthyer në momentin që pranë saj po kalonte një automjet me civilë.

Si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 9 civilë dhe janë plagosur 18 të tjerë, tha prefekti Hayat, duke shtuar se bomba ka qenë e vendosur nga Talibani.



Lajme të ngjashme