BE-ja në solidaritet me popullin turk në 3-vjetorin e grushtshtetit

"Solidariteti ynë me popullin turk është i padiskutueshëm në 3-vjetorin e tentativës tradhtare për grushtshteti të organizatës terroriste FETO”, tha shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini para takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel.

BE-ja në solidaritet me popullin turk në 3-vjetorin e grushtshtetit

Sot është trevjetori i tentativës së pabesë të organizatës terroriste FETO për grushtshteti në Turqi. Solidariteti ynë me popullin turk është i padiskutueshëm",- tha të hënën Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini.

Këto komente Mohgerini i bëri para takimit të Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë që mbahet në Bruksel me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.

Ajo tërhoqi vëmendjen se kishte biseduar me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në lidhje me aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor.

"Bisedën time (me Çavushollunë) e fillova duke u shprehur se ne (BE) jemi në solidaritet me popullin turk. Sot është përvjetori i tretë i tentativës për grushtshteti dhe të gjithë ne e kujtojmë shumë mirë atë ditë dhe atë natë. Solidariteti ynë me popullin turk është i padiskutueshëm", u shpreh ajo.



Lajme të ngjashme