OKB-ja dënon shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi sirian, veçanërisht në Idlib

Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara dënoi sulmet ajrore me armë të ndaluara ndaj vendbanimeve civile dhe përdorimin e urisë dhe rrethimit si një mjet lufte nga e regjimit të Beshar Esadit duke filluar nga Idlibi.

Në ditën e fundit të seancës së 41-të në zyrën e Këshillit në fjalë në Gjenevë, u diskutua projektrezoluta për shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri e paraqitur bashkërisht nga Turqia, Anglia, Gjermania, Franca, Iralia, Jordania, Kuvajti, Maroku, Holanda dhe Katari.

Nëpërmjet kësaj, vendet në fjalë theksojnë se regjimi i Esadit vazhdon në mënyrë të dendur shkeljet ndaj të drejtave të njeriut në Siri, bombardon institucionet shëndetësore dhe shkollat dhe veçanërisht në sulmet ndaj Idlibit, që nga muaji prill e deri më tani janë vrarë të paktën 350 civilë dhe mbi 300 mijë njerëz janë detyruar të zhvendosen.

Në votimin e bërë pas fjalimeve, projektrezoluta u pranua me 26 veota pro, 7 kundër dhe 14 abstenim.

Në shumë pika të projektrezolutës tërheq vëmendje shprehja “dënohen në mënyrën më të fuqishme” shkeljet e bëra nga regjimi sirian veçanërisht ndaj civilëve dhe elementëve civilë.  

Gjithashtu dënohen sulmet ajrore të regjimit me armë të ndaluara ndaj vendbanimeve civile dhe përdorimin e urisë dhe rrethimit si një mjet lufte në Siri duke filluar nga Idlibi.

Në projektrezolutë shprehet se ndihet shqetësim i thellë për humbjet sivile si pasojë e sulmeve të regjimit në Idlib dhe duke filluar nga vendet anëtare në OKB kërkohet nga Grupi Ndërkombëtar i Mbështetjes së Sirisë që të shpallet një armëpushim i gjerë dhe të mbështeten negociatat për procesin politik në Siri.

Lajme të ngjashme