OKB: Numri i viktimave të krimeve sa pesëfishi i atyre në zonat e konflikteve

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të martën se numri i viktimave të krimeve në mbarë botën është pesë herë më i madh sesa ai i të vrarëve në zonat e luftërave dhe konflikteve.

OKB: Numri i viktimave të krimeve sa pesëfishi i atyre në zonat e konflikteve

Sipas një raporti të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC), në vitin 2017 janë vrarë 464 mijë njerëz anembanë botës dhe më shumë se 89 mijë të tjerë kanë humbur jetën në luftëra dhe konflikte.

Të njëjtin vit, gjithnjë sipas raportit në fjalë, 26 mijë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e akteve terroriste.

Raporti tërheq vëmendjen se numri i viktimave të vrasjeve është sa pesëfishi i njerëzve që kanë humbur jetën në konflikte të armatosura dhe luftëra.

Teksa 19 për qind e krimeve në mbarë botën shkaktohen nga krimi i organizuar, nivelet më të larta të vrasjeve janë regjistruar në Amerikën Qendrore, ku krimi i organizuar dhe dhuna e bandave janë më të përhapura. Në Amerikën Qendrore, çdo 62,1 në 100 mijë persona janë viktima të vrasjeve.

Sipas raportit, vendet me nivelet më të ulëta të krimit janë shtetet ishullore në Azi, Evropë dhe Paqësorin Qendror e Jugor.

Raporti i UNODC-së nxjerr në pah edhe se një rritje është shënuar gjithashtu në numrin e grave të vrara për shkak të dhunës në familje, ku niveli ka arritur në 58 për qind.



Lajme të ngjashme