Regjimi i Esadit ka pësuar humbje të mëdha në zonën e çtensionimit në Idlib

Ushtarakët opozitarë në Siri dhe grupet e armatosura kundër regjimit të Beshar Esadit, në operacionet e zhvilluara gjatë dy muajve të fundit kundër forcave të regjimit, kanë neutralizuar të paktën 900 forca të Esadit në zonën e çtensionimit në Idlib.

Zëdhënësi i Ushtrisë Nasir, që është nën çatinë e Frontit Çlirimtar Kombëtar, një prej komponentëve të Ushtrisë së Lirë Siriane, Muhammed Rashit tha se regjimi i Esadit mundohet vazhdimisht të përparojë në zonat rurale të Idlibit dhe Hama-s, por ushtarakët opozitarë dhe grupet e armatosura kundër regjimit janë kundërpërgjigjur në mënyrë të suksesshme.

“Përparimi i regjimit ndaloi si rezultat i rimarrjes së pikave strategjike si Tel Meleh dhe Cubbeyin. Nga ana tjetër, veriu i Hama-s dhe zona rurale në perëndim janë fusha, prandaj ndërmorëm operacione godit dhe tërhiqu kundër mundësive për t’u infiltruar dhe për raste të papritura. Me këtë taktikë, çdo herë i kemi shkaktuar dëme të mëdha regjimit” tha Rashid.  

Në operacionet e dy muajve të fundit janë neutralizuar 900 forca të regjimit, ndër ata 150 ishin me gradë ushtarake.

Lajme të ngjashme