Trump&Kim shtrënguan duart në zonën e çmilitarizuar

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump u takua të dielën me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në zonën e çmilitarizuar në kufirin ndërmjet dy Koreve.

1227409
Trump&Kim shtrënguan duart në zonën e çmilitarizuar

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump u takua të dielën me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në zonën e çmilitarizuar në kufirin ndërmjet dy Koreve.

Teksa dy liderët shtrënguan duart në "zonën e çmilitarizuar", Trump është edhe lideri i parë amerikan që shkel në territorin e Koresë së Veriut.

Kim Jong-un tha se Trump këtë vizitë të shkurtër po e kryen për të zhvilluar edhe më tej lidhjet mes dy vendeve, ndërkohë që kalimin e vijës kufitare nga Trump e ka cilësuar si "një veprim të guximshëm dhe të vendosur që do t'i japë fund të kaluarës së pakëndshme".

Ndërkohë, Trump nga ana e tij shprehu kënaqësinë që është presidenti i parë amerikan që shkel në anën kufitare të Koresë së Veriut dhe lavdëroi miqësinë e tij me Kim.

Dy liderët më parë ishin takuar në samitet e Singaporit dhe Vietnamit. 

Gjatë qëndrimit të tij në Japoni në kuadër të Samitit të G-20, presidenti amerikan kishte shkruar në “Twitter” se ai do të dëshironte “ta takonte” liderin koreanoverior në zonën e çmilitarizuar. Koreja e Veriut, nga ana e saj, e cilësoi “propozim shumë interesant”, pasi nuk kishte marrë një propozim zyrtar për takimin.



Lajme të ngjashme