Tripoli: Nuk lejojmë që kërcënimet e Haftarit të prishin marrëdhëniet me Turqinë

"Çfarëdo sulmi ndaj miqve tanë, kryesisht Turqisë, do të ishte një goditje për sigurinë kombëtare të Libisë", ka bërë të ditur përmes një deklarate Këshilli i Lartë Shtetëror i Libisë me seli në Tripoli.

Tripoli: Nuk lejojmë që kërcënimet e Haftarit të prishin marrëdhëniet me Turqinë

Këshilli i Lartë shtetëror i Libisë ka thënë se kërcënimet e gjeneralit Kalifi Haftar ndaj Turqisë janë shpallje klasike e luftës me Turqinë.

"Çfarëdo sulmi ndaj miqve tanë, kryesisht Turqisë, do të ishte një goditje për sigurinë kombëtare të Libisë", thuhet në deklaratën e Këshillit, duke shtuar se do të reagojnë ashpër ndaj çdo incidenti në bashkëpunim me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të Libisë të njohur ndërkombëtarisht.

Këshilli i Lartë i Libisë paralajmëroi gjithashtu se hyrja në një konflikt me Turqinë do të ishte një goditje e madhe për Libinë, pasi Turqia është një nga importuesit dhe partnerët më të mëdhenj të Libisë në shumë fusha.

Të premten, zëdhënësi i forcave të Kalifit Haftar, Ahmed al-Mismari njoftoi ndalimin e fluturimeve tregtare nga Libia në Turqi dhe urdhëroi forcat e tij të merrni në shënjestër anijet dhe interesat turke në vend.

Gjenerali Haftar i nisi operacionet ushtarake në fillim të prillit me planin ambicioz për pushtimin e kryeqytetit të vendit, Tripoli, ku ndodhet edhe selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar.
Libia është përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur Muamer Gadafi u përmbys nga pushteti dhe më pas u vra në një kryengritje të përgjakshme të mbështetur nga NATO.

Që atëherë, ndarjet e theksuara politike në vend kanë çuar në krijimin e dy qeverive rivale, një në lindje të Libisë të cilën udhëheq gjenerali Haftar dhe tjetra në Tripoli, e cila gëzon mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).



Lajme të ngjashme