Irak – Në dy sulme me bomba në Kirkuk humb jetën një dhe plagosen 10 civilë

Në dy sulme të njëkohshme me bomba të ndërmarra në dy zona të ndara në qytetin Kirkuk të Irakut, ka humbur jetën një dhe janë plagosur 10 persona të tjerë.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Rrjeti i Sigurisë së Medias pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut, thuhet se në lagjet Hazra dhe Ras Al-Xhisr të Kirkukut gjatë kalimit të minibusëve me civilë kanë shpërthyer dy bombat, për të cilat supozohet se janë kurthuar më herët në rrugë.

Këto dy sulme të cilësuara si sulme terroriste, morën jetën e një dhe plagosën 10 civilë.

Në qytetin Kirkuk të Irakut në muajin maj janë ndërmarrë 6 sulme me bomba në pika të ndryshme. Në këto sulme përgjegjësinë e të cilëve e mori përsipër organizata terroriste DAESH, kanë humbur jetën 4 dhe janë plagosur 15 persona.

Lajme të ngjashme