Rusi – Parlamenti miraton tërheqjen e vendit nga INF-ja

Parlamenti i Rusisë miratoi unanimisht gjatë një seance plenare të mërkurën tërheqjen e vendit nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF).

Rusi – Parlamenti miraton tërheqjen e vendit nga INF-ja

Ky projektligj i votuar njëzëri në dhomën e lartë të Parlamentit, e cila njihet gjerësisht si Këshilli Federal, pritet të miratohet edhe nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan në shkurt të këtij viti tërheqjen e njëanshme nga INF-ja, nënshkruar me Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) në vitin 198 për ndalimin e raketave me mbushje bërthamore dhe rreze veprimi 500-5.500 km.

Si kundërpërgjigje për tërheqjen e njëanshme të SHBA-së, Putini gjithashtu nënshkroi të njëjtën ditë dekretin në lidhje me pezullimin e INF-së.



Lajme të ngjashme