Rusia: Dorëzimi Turqisë i S-400 fillon së shpejti

Ministri i Industrisë dhe Tregtisë së Rusisë, Denis Manturov tha se dorëzimi Turqisë i sistemit të mbrojtjes ajrore me raketat S-400 do të fillojë së shpejti.

Rusia: Dorëzimi Turqisë i S-400 fillon së shpejti

Ministri i Industrisë dhe Tregtisë së Rusisë, Denis Manturov tha se dorëzimi Turqisë i sistemit të mbrojtjes ajrore me raketat S-400 do të fillojë së shpejti.

Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve “Interfax”, ministri Manturov tha se ka shumë vende që janë të interesuara për sistemin S-400.

Manturov rikujtoi se pak kohë më parë filloi edhe dorëzimi i raketave S-400 që ka blerë Kina dhe e vijoi kështu intervistën “Interfax”:

“Marrëveshja e bërë me Kinë ishte firmosur në prill të vitit 2015, por detajet nuk ishin bërë publike. Procesi i dorëzimit do të përmbyllet sipas kalendarit të përcaktuar”.

Ministri Manturov vlerësoi edhe presionin që bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për sistemin e blerjes së këtij sistemi (raketat S-400) nga Turqia.

Turqia po demonstron një qëndrim të fortë, korrekt dhe të pakompromentueshëm”,- shtoi ai.

Duke vënë në dukje se janë marrë të gjitha vendimet e nevojshme lidhur me dorëzimin e S-400, ministri Manturov tha: “Dorëzimi i sistemit të parë me S-400 në Turqi do të fillojë brenda një kohe të shkurtër. Bashkëpunimi dhe zbatimi mes Turqisë dhe Rusisë në fushën e bashkëpunimit ushtarako-teknik vazhdon në drejtim pozitiv”.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalën drejtuar grupit parlamentar të partisë së tij sot në Ankara tha se sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 do të fillojnë të merren në dorëzim muajin e ardhshëm.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në deklaratën që kishte bërë të hënën kishte thënë: “Le të vijë çfarëdolloj deklarate nga ShBA-ja, ne e kemi marrë sistemin S-400”.



Lajme të ngjashme