"Dush të ftohtë" ShBA-së dhe Izraelit nga zyrtari rus

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev tha se janë të papranueshme përpjekjet për ta treguar Iranin sikur përbën kërcënim për sigurinë e rajonit ose krahasimin e tij me grupet ndërkombëtare terroriste.

Mbrojtja që Patrushev i bëri Iranit në një intervistë për gazetarët në samitin trepalësh të sigurisë ShBA-Rusi-Izrael, mbajtur në Jerusalemin Perëndimor, shkaktoi efektin "dush të ftohtë" në ShBA dhe Izrael.

Në deklaratën që bëri pas këtij takimi, ku u trajtua gjendja në Siri dhe ndikimi i Iranit në rajon, Patrushev u bëri thirrje ShBA-ve dhe Izraelit që të inkurajojnë gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën në Siri.

"Janë të papranueshme përpjekjet për të treguar Iranin si kërcënim ndaj sigurisë së rajonit ose krahasimin e tij me grupet ndërkombëtare terroriste", tha Patrushev duke folur për propagandën që ndjekin kohët e fundit ShBA-ja dhe Izraeli ndaj Iranit.

Në samitin e kryesuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, përveç Patrushevit morën pjesë këshilltari i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, John Bolton dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Meir Ben-Shabbat.

Lajme të ngjashme