Rusia do të zhvillojë strategji të re për bashkëpunimin ushtarako-teknik

"Elementet e shantazhit politik dhe sanksioneve ekonomike, të cilat e bëjnë konkurrencën më të vështirë, duhen vlerësuar me më shumë kujdes”,- ka thënë presidenti rus në takimin e komisionit për bashkëpunimin ushtarako-teknik me vendet e huaja.

Rusia do të zhvillojë strategji të re për bashkëpunimin ushtarako-teknik

"Elementet e shantazhit politik dhe sanksioneve ekonomike, të cilat e bëjnë konkurrencën më të vështirë, duhen vlerësuar me më shumë kujdes”,- ka thënë presidenti rus Vladimir Putin në fjalën drejtuar komisionit për bashkëpunimin ushtarako-teknik me vendet e huaja.

Këto vlerësime Putini i bëri në mbledhjen e komisionit të bashkëpunimit ushtarako-teknik me vendet e huaja, mbajtur në Moskë.

Duke iu referuar presionit që i bëhet bashkëpunimit midis Rusisë dhe vendeve të huaja në fushën ushtarako-teknike, Putin tha: "Elementet si: vështirësimi i konkurrencës, shantazhet politike dhe sanksionet duhen vlerësuar me kujdes”.

Duke theksuar se bashkëpunimi ushtarako-teknik me vendet e huaja duhet të organizohet më mirë, Putin tha: "Një strategji e re po zhvillohet për të organizuar më mirë elementet politike, diplomatike, financiare, ekonomike dhe teknike në fushën ushtarako-teknike".

Putin theksoi se përveç eksportit të armëve duhet të zhvillohet në mënyrë më efektive edhe shërbimi teknik për armët.

"Në përputhje me interesat e Rusisë dhe vendeve të saj partnere, duhet të vazhdojnë transferimi i teknologjisë ruse dhe praktika e prodhimit të përbashkët, pasi që të gjithë e dimë shumë mirë, shumë nga partnerët tanë janë të interesuar për këtë. Ne duhet ti vlerësojmë me kujdes kërkesat e partnerëve tanë për industritë e tyre të mbrojtjes", vlerësoi kreun i Kremlinit.

Në mbledhjen e kryesuar nga Putini morën pjesë edhe ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoygu, këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme Yuriy Ushakov dhe drejtori ekzekutiv (CEO) i kompanisë shtetërore ruse të industrisë së mbrojtjes “Rosteh” Sergey Çemezov.



Lajme të ngjashme