Gjermani – Rrëzohen dy avionë “Eurofighter” gjatë një misioni trajnues

Dy avionë ushtarakë “Eurofighter” të Forcave Ajrore të Gjermanisë kanë rënë gjatë orëve të para të së hënës në shtetin verilindor gjerman të Meklenburg-Pomerania Perëndimore.

1224370
Gjermani – Rrëzohen dy avionë “Eurofighter” gjatë një misioni trajnues
Eurofighter ucagi.jpg
Eurofighter ucagi dusme.jpg

Bëhet e ditur se avionët kanë rënë si pasojë e kontaktit mes tyre në ajër teksa po realizonin një mision nga një qendër e madhe trajnimi për Forcat Ajrore gjermane.

Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë konfirmoi lajmin dhe bëri me dije se njëri nga pilotët është gjetur i gjallë.

“Ne po vazhdojmë kërkimet për të gjetur pilotin tjetër”, theksoi Ministria dhe shtoi se ata ishin pjesë e Skuadriljes 73. Taktike të Forcave Ajrore në Steinhoff, e cila është një krah luftarak i specializuar në mbrojtjen ajrore të përgjithshme dhe qendër kryesore e trajnimit për pilotët e avionëve “Typhoon Eurofighter” në Gjermani.

Sipas medias gjermane, pas kontaktit në ajër mbi qytetin Malço, dy avionët në fjalë kanë rënë në zonat pyjore të lokaliteteve Jabel dhe Nosentiner-Hyte, 10 km larg njëri-tjetrit, duke shkaktuar zjarre të vegjël në pyll.

Piloti i tretë pjesëmarrës në këtë mision trajnues ka pohuar se që të dy kolegët e tij i ka parë të hidhen me parashutë.



Lajme të ngjashme