Siri – Të paktën 5 civilë humbin jetën si pasojë e sulmeve ajrore të regjimit

Të patën 5 civilë, mes të cilëve 3 fëmijë, kanë humbur jetën gjatë sulmeve të reja të aviacionit të regjimit sirian në Zonën e Çtensionimit të Idlibit.

Siri – Të paktën 5 civilë humbin jetën si pasojë e sulmeve ajrore të regjimit

Avionët e regjimit të Esadit sulmuan qytetin Kafr Nabl dhe fshatrat Kansafra Bidama, Josef, Kafr Battikh, Sufuhon, Ablin dhe Maraand në provincën Idlib.

Zyrtarët e Mbrojtjes Civile njoftuan se gjatë sulmeve në Josef, në jug të Idlibit, kanë humbur jetën 5 civilë, mes të cilëve edhe 3 fëmijë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, ndërkohë që zyrtarët shprehen të shqetësuar se numri i viktimave mund të rritet.

Pavarësisht Marrëveshjes së Soçit, nënshkruar me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018 për vendosjen e armëpushimit në Idlib, forcat e regjimit vazhdojnë hera-herës të kryejnë sulme në këtë qytet dhe rrethinat e tij.

Si pasojë e sulmeve në fjalë, mbi 550.000 persona janë shpërngulur nga kjo zonë që nga 17 shtatori i vitit të kaluar.



Lajme të ngjashme