Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

SHBA – Trumpi gati të nisë procesin për dëbimin e miliona emigrantëve ilegalë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kërcënoi të martën se do të dëbojë miliona njerëz që jetojnë ilegalisht në vendin e tij.

SHBA – Trumpi gati të nisë procesin për dëbimin e miliona emigrantëve ilegalë

Në një seri postimesh në rrjetin social “Twitter”, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se zyrtarët e emigracionit do të nisin javën e ardhshme procesin për “largimin e miliona të huajve të paligjshëm, të cilët kanë gjetur rrugën për të hyrë në SHBA”.

“Këta njerëz do të dëbohen sa më shpejt”, ka theksuar Trump.

SHBA-ja përballet me një fluks të madh emigrantësh nga Guatemala, Salvadori, Nikaragua dhe vende të tjera më të varfra të Amerikës Qendrore. Numri i tyre thuhet se i ka tejkaluar kapacitetet e autoriteteve amerikane për t’i akomoduar dhe për të përpunuar të dhënat.

Emigracioni ka qenë temë qendrore e fushatës së Trumpit në vitin 2016.



Lajme të ngjashme