Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rouhani: Nëse SHBA-ja do negociata, të ndalë sanksionet dhe të pranojë regjimin iranian

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, deklaroi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndalin sanksionet dhe të pranojnë regjimin iranian, në rast se duan negociata.

Rouhani: Nëse SHBA-ja do negociata, të ndalë sanksionet dhe të pranojë regjimin iranian

Në përgjigje të interesit të gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Teheran, Rouhani bëri vlerësime rreth negociatave me SHBA-në.

Ai tha se të ulesh në tavolinën e negociatave me një person që ushtron presion ndaj Iranit, duke nënkuptuar këtu Presidentin amerikan Donald Trump, nuk është asgjë tjetër veçse dorëzim.

“Nëse SHBA-ja dëshiron të negociojë dhe është e sinqertë për këtë, atëherë duhet të krijojë një atmosferë të përshtatshme për negociata. Dhe për ta bërë këtë, SHBA-ja duhet të ndalë të gjitha sanksionet dhe të pranojë rendin e formuar me votat e popullit iranian”, u shpreh Rouhani.

Pasi rikujtoi se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) ka bërë inspektimet e nevojshme në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe ka informuar të gjithë të interesuarit se aktivitetet nukleare të Iranit janë paqësore, presidenti iranian theksoi se pezullimi pjesërisht i angazhimeve të Teheranit zyrtar është një reagim kundër palëve që dëmtojnë frymën e marrëveshjes.

Rouhani potencoi gjithashtu se Irani do të ndërmarrë hapa të reja pas përfundimit të afatit 60-ditor që u është njohur shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe palëve të marrëveshjes bërthamore.



Lajme të ngjashme