Irani dënon shkeljen e hapësirës së tij ajrore nga droni amerikan: Akt provokues

Teherani dënoi të enjten “shkeljen e hapësirës ajrore” të Iranit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e cilësuar këtë si “akt provokues”.

Irani dënon shkeljen e hapësirës së tij ajrore nga droni amerikan: Akt provokues

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi, deklaroi se mjeti ajror pa pilot i SHBA-së, i cili u rrëzua nga njësitë e Gardës Revolucionare, ka shkelur hapësirën ajrore iraniane.

“Ne paralajmërojmë me vendosmëri kundër rezultateve të kësisoj akteve të jashtëligjshme dhe provokuese”, u shpreh ai duke dënuar shkeljen e hapësirë ajrore iraniane nga droni amerikan.

Irani goditi dhe rrëzoi mëngjesin e së enjtes një mjet ajror pa pilot të ushtrisë amerikane.

Sipas Gardës Revolucionare të Iranit, droni i tipit “RQ-4 Global Hawk” u godit dhe rrëzua me raketë tokë-ajër në hapësirën ajrore të provincës jugore të Hormozganit, në brigjet e Gjirit të Omanit.

Por një zyrtar amerikan nën mbrojtjen e anonimatit, në një prononcim për agjencinë e lajmeve “Associated Press” (AP), tha se droni në fjalë u rrëzua në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Megjithatë SHBA-ja nuk ka bërë ende një deklaratë të hollësishme në lidhje me incidentin.



Lajme të ngjashme