Qiproja turke do të hapë Marashin (i mbyllur në 1974)

Zv.kryeministri i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Kudret Ëzersaj (Özersay) deklaroi se Qeveria ka marrë vendim për të nisur punimet për hapjen e zonës së Marasit (Varosia), e cila qëndron e mbyllur që nga 1974.

Qiproja turke do të hapë Marashin (i mbyllur në 1974)

Zv.kryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Kudret Ëzersaj (Özersay) deklaroi se Qeveria ka marrë vendim për të nisur punimet për hapjen e zonës së Marasit (Varosia), e cila qëndron e mbyllur që nga 1974.

Sipas lajmit të Agjencisë Turke të Qipros (TAK), ministri i Punëve të Jashtme, Ëzersaj në deklaratën që bëri për gazetarët ndërkohë që brenda vazhdonte mbledhja e Këshillit të Ministrave njoftoi vendimin e marrë për Marashin (Varosia).

Qeveria ka marrë vendim për të vepruar në lidhje me nxjerrjen e një inventari shkencor në Marashin e Mbyllur, sqaroi Ëzersaj dhe shtoi: “Për këtë do të formohet një ekip, duke përfituar edhe nga përvoja e emrave të njohur në fushën ndërkombëtare. Ky ekip do të punojë për të nxjerrë një inventar gjithëpërfshirës lidhur me titujt e pronësisë në zonën e mbyllur (nga OKB) të Marashit, gjendjen e pasurive të tundshme dhe të patundshme, identifikimin e pasurive që janë pronë e vakëfeve, konstatimin e gjendjes aktuale të infrastrukturës si dhe të elementëve që paraqesin rrezikshmëri për ambientin”.

Pas nxjerrjes së inventarit do të fillojnë punimet në mënyrë që të mos dëmtohen zotëruesit e pronave dhe të drejtat e Administratës së Vakëfeve, nënvizoi Ëzersaj.

Në vitet 60 dhe 70-të zona e quajtur Marashi i Mbyllur ka qenë një nga zonat turistike më të preferuara të Mesdheut.

Zona e Marashit ndodhet në periferi të qytetit Gazimagusa (Famagusta) dhe mbështetur në një vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, marrë pas Operacionit të Paqes në Qipro (1974), është mbyllur për banim dhe ndërtim.

Që nga ajo ditë zona e Marashit qëndron e mbyllur dhe të gjitha pronat që ndodhen në këtë zonë i takojnë Administratës së Vakëfeve, edhe pse zotëruesit e tyre mund të jenë nënshtetas të vendeve të ndryshme.

 


Lajme të ngjashme