Pompeo takon Mogherinin në Uashington, në fokus marrëdhëniet SHBA-BE

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua të martë në Uashignton me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini.

Pompeo takon Mogherinin në Uashington, në fokus marrëdhëniet SHBA-BE

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus, publikoi një komunikatë me shkrim për takimin e realizuar në kryeqytetin amerikan.

Ortagus theksoi se Pompeo dhe Mogherini realizuan bisedime të detajuara për marrëdhëniet SHBA-BE.

“Krahas marrëdhënieve dypalëshe, mbrojtjes dhe sigurisë së Evropës, në takim u trajtuan gjithashtu interesat dhe shqetësimet e përbashkëta në lidhje me Afganistanin, Iranin, Libinë, Kubën, Moldavinë, Ballkanin Perëndimor, Rusinë, Ukrainën dhe Venezuelën”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e zëdhënëses Ortagus.



Lajme të ngjashme