OKB: Përgjegjëse për vrasjen e Khashoggi është Arabia Saudite

Një raport i OKB-së i publikuar të mërkurën thotë se vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi është "një vrasje jashtëgjyqësore" dhe përgjegjëse për këtë është Arabia Saudite.

OKB: Përgjegjëse për vrasjen e Khashoggi është Arabia Saudite

Agnes Callamard, raportuesja e posaçme e OKB-së për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore dhe Arbitrare ka publikuar raportin e saj për vrasjen Khashoggi.

“Vrasja e Khashoggi është një ekzekutim jashtëgjyqësor me përgjegjës shtetin e Arabisë Saudite. Mbretëria duhet të kërkojë të falur nga Qeveria Turke për shkak të abuzimit me privilegjet diplomatike. Kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) duhet të fillojnë një hetim të FBI-së për zbardhjen e rastit Khashoggi. Ekzistojnë ‘prova të besueshme’ për hetimin e zyrtarëve të lartë sauditë, duke përfshirë edhe Princin e Kurorës”, shkruan ekspertja e OKB-së në raportin e saj.

Raportuesja Speciale e OKB-së, Callamard tha e Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres duhet të fillojë një hetim penal për vrasjen e gazetarit saudit Khashoggi.

Në paragrafin për sanksionet raporti thotë se sanksionet duhet përfshijnë edhe Princin e Kurorës dhe pasuritë e tij personale jashtë shtetit.

 


Lajme të ngjashme