OKB apel Turqisë e Rusisë për stabilizimin e situatës në Idlib

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres është shprehur i shqetësuar për konfliktin që vazhdon në Idlib të Sirisë dhe u ka bërë thirrje Turqisë dhe Rusisë për më shumë angazhim në stabilizimin e situatës.

OKB apel Turqisë e Rusisë për stabilizimin e situatës në Idlib

Këto deklarata Guterres i bëri në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve lidhur me zhvillimet në provincën siriane të Idlibit.

Guterresh tha se ndjehet i shqetësuar nga zhvillimet në Idlib. “Situata (në Idlib) është bërë edhe më rrezikshme sidomos me pjesëmarrjen në rritje të aktorëve. Dhe koston e tmerrshme të kësaj e paguajnë sërish civilët”, shtoi ai.

“U bëj thirrje garantuesve të procesit të Astanës, në veçanti Rusisë dhe Turqisë, si nënshkruesit e marrëveshjes së shtatorit 2018 (Marrëveshja e Soçit) që ta stabilizojnë sa më parë që të jetë e mundur situatën në Idlib”, u tha Guterres gazetarëve.

Lufta kundër terrorizmit duhet të bëhet në përputhje të plotë me të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe të drejtën humane, theksoi Guterres dhe bëri këtë vlerësim për zgjidhjen e krizës siriane: “Ashtu siç e kam shprehur me dhjetëra herë, Nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën në Siri. Është kuptuar më së miri si në fillim, ashtu edhe pas 8 viteve që zgjidhja është politike”.

 


Lajme të ngjashme