Irani thotë se nuk do të ketë luftë me ShBA-në

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shemhani tha se mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, nuk do të ketë luftë.

Shemhani, i cili mori pjesë në takimin e 10-të ndërkombëtar të Përfaqësuesve të Lartë të Çështjeve të Sigurisë që u mbajt në qytetin Ufa të Rusisë, i bëri një vlerësim tensionimit me ShBA-në për agjencinë iraniane të lajmeve IRNA.

Në përgjigje të pyetjes në lidhje me përshkallëzimin e tensionimit mes dy vendeve Shemhani tha se “Përkundër propagandës kundër Iranit, që zhvillohet nga disa, nuk do të ketë luftë, sepse nuk ka arsye për të luftuar”.

Në lidhje me akuzimin e Teheranit nga ana e Uashingtonit për sulmet e jetuara në rajon Shemhani bëri të ditur se “Akuzimi i vendeve tjera nga ana e zyrtarëve amerikanë tanimë është bërë një rutinë. Ata në këtë mënyrë duan të bëjnë presion mbi vendet tjera”.

Shemhani gjithashtu shtoi se ShBA-ja në objektiv mori popullin iranian me sanksione, ndërsa shtoi se ata do t’ia dalin që këto sanksione ti kthejnë në mundësi.

Lajme të ngjashme