Belgjikë – Arrestohen 2 terroristë anëtarë të PKK-së dhe HPG-së

Në Austri, Belgjikë, Francë, Gjermani dhe Zvicër, me mbështetjen e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit (Europol), u ndërmorën operacione të njëkohshme kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

Belgjikë – Arrestohen 2 terroristë anëtarë të PKK-së dhe HPG-së

Belgjika arrestoi të mërkurën 2 terroristë të PKK-së me akuzën për rekrutim të anëtarëve të rinj për organizatën terroriste dhe trajnim të tyre në kampet e saj në vende të ndryshme.

Në Austri, Belgjikë, Francë, Gjermani dhe Zvicër, me mbështetjen e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit (Europol), u ndërmorën operacione të njëkohshme kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

Siç bën të ditur Europol-i përmes një komunikate të shkruar, në kuadër të këtij operacioni antiterrorizëm, gjatë të cilit u kontrolluan shumë banesa, në Belgjikë u ndaluan 2 anëtarë të organizatës terroriste në fjalë.

Në këtë kontekst, 2 terroristët e PKK-së u nxorën përpara drejtësisë me akuzën për rekrutim të anëtarëve të rinj për organizatën terroriste dhe trajnim të tyre në kampet e saj në vende të ndryshme, ndërsa gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

Europol-i bëri me dije gjithashtu se Agjencia Evropiane e Bashkëpunimit Gjyqësor (Eurojust) lehtësoi lëshimin dhe transmetimin e disa Urdhrave Evropiane të Hetimeve, të cilat u ekzekutuan me shpejtësi në shtetet anëtare të BE-së, përfshi këtu Austrinë, Belgjikën, Francën, Gjermaninë dhe Zvicrën.

Kurse autoritetet belge theksuan se personat në fjalë janë anëtarë të organizatave terroriste PKK dhe Forcave të Mbrojtjes Popullore (HPG).

Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e cilësuar si organizatë terroriste nga Ankaraja, Uashingtoni dhe Brukseli, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshi këtu shumë gra e fëmijë. Këshilli Evropian e ka përfshirë atë në listën e organizatave terroriste që në vitin 2002.



Lajme të ngjashme