WEP mund të pezullojë shpërndarjen e ndihmave ushqimore në Jemen prej mungesës së sigurisë

Programi Botëror i Ushqimit (WEP) mund të pezullojë veprimtaritë në Jemen pasi gjendja e sigurisë në vend vazhdon të jetë e paqëndrueshme.

WEP mund të pezullojë shpërndarjen e ndihmave ushqimore në Jemen prej mungesës së sigurisë

Programi Botëror i Ushqimit (WEP) mund të pezullojë veprimtaritë në Jemen.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u mblodh për të biseduar zhvillimet e fundit në Jemen.

Drejtori i WFP, David Beasley, në informacionin e dhënë Këshillit, bëri të ditur se gjendja njerëzore në Jemen është shumë e rëndë.

“Pavarësisht se nuk ka ushqim të mjaftueshëm për 20 milionë jemenas, ndërkohë që mundohemi të mbajmë vetëm të gjallë këta njerëz, përballemi me një rezistencë të egër” tha ai.  

Beaslye the se është përcaktuar se ndihmat, në vend që të shkojnë tek njerëzit në nevojë në rajon, kanë shkruar tek “njerëzit e gabuar”.  

Ai tha se përpiqen të arrijnë një marrëveshje me huthitë në mënyrë që punonjësit e Programit Botëror të Ushqimit të mund të vazhdojnë të sigurt punën në mënyrë të pavarur dhe pa u përballë me asnjë pengesë, dhe shtoi: “Nëse nuk marrim garancinë e kërkuar, me shumë mundësi, duke filluar nga kjo fundjavë do të pezullojmë gradualisht ndihmat tona ushqimore në rajon. Edhe pse do të bëjmë pezullime, do të vazhdojmë programin tonë me ushqim për fëmijët që nuk ushqehen mjaftueshëm, shtatzënat dhe gratë që kanë bërë lindje rishtazi”.  

Drejtori i programit në fjalë tha se pavarësisht se kanë paratë e mjaftueshme për të siguruar ndihmat ushqimore për njerëzit në Jemen, nuk kanë qasje të mjaftueshme tek njerëzit në nevojë.

Kurse nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe koordinatori për Ndihmat Emergjente, Mark Lowcock e cilësoi krizën në Jemen si “tragjedinë e krizës njerëzore më të keqe në botë” dhe shtoi: “Deri sa të gjithë të jenë të gatshëm të sillen më ndryshe, në Jemen nuk do të ndryshojë asgjë”.



Lajme të ngjashme