SHBA-ja vendos të mos ftojë Izraelin në konferencën e Bahrejnit për Palestinën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mos ftojnë Izraelin në konferencën ekonomike që do të organizohet me mbështetjen e Uashingtonit në kryeqytetin Manamë të Bahrejnit.

SHBA-ja vendos të mos ftojë Izraelin në konferencën e Bahrejnit për Palestinën

Televizioni izraelit “Kanal 13” bëri të ditur se administrata amerikane nuk do të thërrasë autoritetet e Izraelit në konferencën ekonomike për Palestinën, e cila do të mbahet më 25-26 qershor në Manamë.

Sipas kanalit televiziv në fjalë, burimi i të cilit është një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nën mbrojtjen e anonimatit, ky vendim është marrë për “të mos politizuar” konferencën.

Qeveria e Izraelit nuk është prononcuar ende në lidhje me këtë lajm.

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Yisrael Katz, pati njoftuar të dielën se vendi i tij do të merrte pjesë në konferencën e Bahrejnit.

Kurse administrata palestineze ka njoftuar se asnjë përfaqësues i saj nuk do të marrë pjesë në konferencën “Paqe për Mirëqenie”, e konsideruar si organizimi i parë në kuadër të planit amerikan të ashtuquajtur “Marrëveshja e Shekullit”, detajet e të cilit nuk dihet ende se kur do të qartësohen, për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez; si dhe u ka bërë thirrje për bojkot të gjitha vendeve që pritet ftohen në Manamë.



Lajme të ngjashme