Avioni rus i bën pritë një bombarduesi amerikan në Baltik

Një avion bombardues amerikan që ka tentuar ti afrohet kufirit të Rusisë në detin Baltik është penguar nga një SU-57 rus, njoftoi mëngjesin e të martës Ministria e Mbrojtjes së Federatës së Rusisë.

Avioni rus i bën pritë një bombarduesi amerikan në Baltik

Mëngjesin e të martës Ministria e Mbrojtjes së Rusisë deklaroi se avioni luftarak rus tip SU-57 ka penguar përparimin e avionit bombardues amerikan B-52H, i cili po i afrohej kufirit rus mbi detin Baltik.

Pas përcaktimit se avioni amerikan po i afrohej kufirit rus, u ngrit nga pista një avion luftarak SU-57, i cili filloi ta ndjekë avionin amerikan dhe e largoi atë nga kufiri rus, sqarohet në komunikatën e Ministrisë, e cila nënvizon gjithashtu se ndërhyrja e avionit rus në tensionin që ka ndodhur në detin Baltik është realizuar në përputhje me rregullat e shfrytëzimit të hapësirës ajrore ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme