Siri – Regjimi nuk lejon hyrjen në vend të inspektove të OPCW-së

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) bëri të ditur se “Me ndalimin e hyrjes në vend të inspektorëve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) regjimi i Esadit mundohet t’i mbulojë krimet e tij”.

1219944
Siri – Regjimi nuk lejon hyrjen në vend të inspektove të OPCW-së

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) bëri të ditur se regjimi i Esadit nuk lejoi hyrjen në vend të ekipit hetues të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) për të mbuluar përdorimin e armëve kimike në sulmet e tij.

Në raportin e Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut në lidhje me çështjen thuhet se “Me ndalimin e hyrjes në vend të inspektorëve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike regjimi i Esadit mundohet t’i mbulojë krimet e tij”.

Në mes tjerash në raportin në fjalë thuhet se regjimi i Esadit gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes për Ndalimin e Armëve Kimike pas sulmeve të ndërmarra në vitin 2013 ka mashtruar zyrtarët e OPCW-së dhe nuk i dorëzoi të gjitha armët kimike.

Gjithashtu regjimi me mbështetjen e Rusisë me vetëdije ka sabotuar punimet e inspektorëve të OPCW-së dhe vonoi lëshimin e vizave.

“Regjimi i Sirisë duhet të ndëshkohet me sanksione ekonomike, politike dhe ushtarake”, thuhet në raport, ndërsa bëhet e ditur se ndalimi i hyrjes së inspektorëve të OPCW-së në vend ka të bëjë me sulmet me armë kimike të ndërmarra më 19 maj ndaj fshatit Kebine të Latakijes.

Në raport gjithashtu i bëhet thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një mbledhje urgjente, ndërsa thuhet që në qoftë se shoqëria ndërkombëtare nuk vihet në veprim regjimi i Esadit do të vazhdojnë të përdorë armët kimike.

Ndërkohë prej vitit 2012 e këtej regjimi ka ndërmarrë 222 sulme me armë kimike, me çrast kanë humbur jetën gjithsej 1461 persona në mesin e të cilëve 1397 civilë.

 


Lajme të ngjashme