Pompeo: ShBA-ja nuk do luftë me Iranin

“Edhe pse nuk ka dyshime që prapa sulmit ndaj anijeve cisternë në Gjirin e Omanit qëndron Irani, ne nuk duam luftë me këtë vend”, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në një reportazh për kanalin Fox News.

Pompeo: ShBA-ja nuk do luftë me Iranin

“Nuk ka dyshim që prapa kësaj qëndron Irani, por Presidenti (Donald) Trump po bën të pamundurën për të shmangur luftën. Ne nuk duam luftë, por do të vazhdojmë të marrim masat për të siguruar kalimin e lirë në zonat e rëndësishme të tranzitit. Dhe për ta bërë këtë ShBA-ja po ndërmerr nismat e duhura diplomatike dhe të gjitha masat e tjera”, tha Mike Pompeo për “Fox News” në përgjigje të pyetjeve lidhur me sulmet me mina që ndodhën javën e kaluar kundër anijeve cisternë në Gjirin e Omanit.

“Agjencitë tona të inteligjencës zotërojnë shumë të dhëna, shumë prova, të cilat do të mësojë e shikojë edhe bota”, shtoi shefi i diplomacisë amerikane.

 


Lajme të ngjashme