OKB: Tre milionë njerëz në Idlib janë në rrezik

Komisari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi, theksoi të hënën se duhet të ruhet marrëveshja ndërmjet Turqisë dhe Rusisë për Idlibin dhe se 3 milionë njerëz, që jetojnë në këtë zonë, janë në rrezik.

1220072
OKB: Tre milionë njerëz në Idlib janë në rrezik

Grandi u prononcuan për Agjencinë Anadolli (AA) në lidhje me sulmet intensive të forcave të regjimit sirian dhe përkrahësve të tij ndaj Zonës së Çtensionimit në Idlib.

“Marrëveshja për Idlibin ndërmjet Turqisë dhe Rusisë duhet të ruhet, sepse ne jemi shumë të shqetësuar nga zhvendosjet që po shfaqen aktualisht. Tre milionë njerëz që jetojnë në Idlib, janë në rrezik. Ky është një problem”, deklaroi ai.

Shefi i UNHCR-së u ndal gjithashtu mbi paralajmërimin e bërë nga koordinatori i Ndihmave Humanitare të OKB-së në Siri, Panos Moumtzis, se “rreth 2 milionë civilë mund të duan të hyjnë në Turqi në rast të intensifikimit të luftimeve në veri të Sirisë”, duke thënë se nuk aprovon asnjë parashikim apo supozim në lidhje me këtë çështje.

Regjimi sirian, i ndihmuar edhe nga përkrahësit e tij, vazhdon të ndërmarrë sulme pavarësisht marrëveshjes së 17 shtatorit 2018, nënshkruar në Soçi ndërmjet Turqisë dhe Rusisë.

Burime të Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) njoftojnë se të paktën 126 civilë kanë humbur jetën dhe mbi 325 të tjerë janë plagosur që nga data 25 prill e këtej si pasojë e sulmeve të regjimit.



Lajme të ngjashme