Egjipt - Presidenti i rrëzuar Mursi vdes në sallën e gjyqit

Presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur me rrugë demokratike, Muhammed Mursi ka humbur jetën ngjatë seancës gjyqësore.

Egjipt - Presidenti i rrëzuar Mursi vdes në sallën e gjyqit

Sipas televizionit shtetëror egjiptian ish-presidenti Mursi në fillim i kishte rënë të fikët në sallën e gjyqit dhe pastaj kishte vdekur.

Edhe mediat vendore raportojnë se gjatë seancës gjyqësore Mursi kishte kërkuar fjalën nga gjyqtari dhe kishte folur.

Mësohet se pas mbarimit të seancës gjyqësore Mursit i kishte rënë të fikët dhe pastaj ishte ndarë nga jeta.

Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit, Nebil Sadik në komunikatën me shkrim kishte deklaruar se ishin informuar mbi vdekjen e Mursit gjatë shqyrtimit të çështjes me numër 2013/56458 në seancë gjyqësore.

Mursi kishte humbur ndjenjat dhe ishte rrëzuar në tokë, ndërsa ndodhej brenda kafazit të të pandehurve në sallën e gjyqit bashkë me të pandehurit e tjerë të çështjes. Pastaj ai ishte transportuar menjëherë në spital, ku kishte vdekur, thuhet në vijim të komunikatës me shkrim që është lëshuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Egjiptit.

Ish-presidenti i Egjiptit, Muhamed Mursi në vitin 2012 u bë kryetari i 5-të i dhe i pari i vendit, i ardhur në detyrë me zgjedhje.

Në 3 korrik 2013 Mursi u rrëzua me grushtin ushtarak të Forcave të Armatosura të Egjiptit të udhëhequr nga Sisi.

Kurse Mursi deklaroi se nuk e pranonte grushtin e shtetit dhe kishte bërë thirrje për rezistencë ndaj puçit ushtarak.

Pas grushtit të shtetit Mursi ishte arrestuar dhe gjykohej për 6 vite nën masën e sigurisë arrest në burg. Dihej që gjendja e tij shëndetësore vinte duke u përkeqësuar, në veçanti vitin e fundit.

 


Lajme të ngjashme