CENTCOM pranon sulmet me raketë ndaj 2 dronëve amerikanë MQ-9

Komanda e Forcave Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM) ka deklaruar se 2 avionë të telekomanduar (dron) tip “MQ-9 Reaper” janë goditur nga huthitë në Jemen.

CENTCOM pranon sulmet me raketë ndaj 2 dronëve amerikanë MQ-9

Zëdhënësi i CENTCOM-it, nënkoloneli Earl Brown në një komunikatë me shkrim që ka bërë në lidhje me çështjen në fjalë thotë se “Një dron ushtarak amerikan tip “MQ-9” më 6 qershor është rrëzuar menjë raketë tokë-ajër të tipit “SA-6”, që vlerësohet se është hedhur nga huthitë” ndërsa droni ka qenë duke fluturuar mbi Jemen”.

Brown thotë se “lartësia e angazhimit i ka zhvilluar aftësitë e huthive”, ndërsa argumenton se sulmi në fjalë është realizuar me mbështetje iraniane.

“Ndërsa kundër një droni tjetër “MQ-9” është hapur zjarr pas sulmit me mina që u krye më 13 qershor ndaj anijeve cisternë në Gjirin e Omanit”, sqaron më tej nënkoloneli Brown.

“Sipas vlerësimeve tona një raketë iraniane e modifikuar tokë-ajër e tipit “SA-7” është përpjekur të rrëzojë një dron amerikan “MQ-9” me qëllim për ta penguar këtë të realizojë aktivitet vëzhgues në zonë në lidhje me sulmin e Gardës Revolucionare të Iranit ndaj anijes cisternë “Kokuka Courageous”, cilëson zëdhënësi i CENTCOM-it, ndërsa thotë se raketa e lëshuar në momentin që droni amerikane ishte duke vëzhguar anijet cisternë nuk ka arritur ta godasë dronin amerikan MQ-9, por i është afruar 1 km.

 


Lajme të ngjashme